
Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në Kosovë ka luftë hibride.
Ai ka thënë se nga disa akterë po bëhet luftë hibride, e aty ka përfshirë opozitën dhe disa gazetarë e media.
“Mendoj se lufta hibride ekziston dhe është mëse e dukshme. Në Kosovë ka luftë hibride, po bëhet për arsye të ndryshme: opozita që e bënë për pushtet që është normale se i ka betejat e veta dhe secili këqyr të fitojë poenat, por kjo bëhet e dëmshme kur shkon në dëm të sigurisë kombëtare… Lufta hibride në këtë vend sponsorizohet edhe nga disa oligarkë që kanë pasur interesa të shtetit përpara, apo kanë pasur lidhje direkte me shtetin pra kanë marrë para prej shtetit me lidhjet që kanë pasur në pushtetet e kaluara. Pastaj është edhe një luftë prej disa gazetarëve dhe mediave”, ka thënë ai në “Konfront”.