December 28, 2024
zgjedhje-kqz-jpg.webp.webp


Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës i ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhje. 

Ky institucion ka njoftuar të martën se prej tyre rreth një mijë e 200 janë refuzuar.

“Nga 17,462 aplikime të aprovuara, 4,863 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,381 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 10,218 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tutje ka njoftuar se shumica e rasteve të refuzuara janë pasi aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. 

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor të këtij viti.  



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *