February 5, 2025
Screenshot-38-4.png


Dy banorët e shtëpisë, Drenusha Latifi dhe Eduart Kuqi kanë diskutuar për eliminimin përkatësisht rikthimin e Xhenetës pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova.

Edi ka ngritur dyshime situata mund të ketë qenë e manipuluar.

Gjatë një bisedë mes tyre, Drenusha shprehu dyshime për vendimin e eliminimit, duke i referuar veprimit të Xhenetës, që, pas largimit nga shtëpia, ka marrë një “biletë kthimi”.

“Kjo bileta e kthimit,” u shpreh Latifi.

Eduart Kuqi, ia ktheu: “Unë jam i bindur 100 për qind se ka qenë e manipuluar,” duke shtuar edhe më shumë dyshimet për mundësinë e ndërhyrjes në procesin e eliminimeve.

Pas këtij komenti, Drenusha e pengoi atë nga fjalët e mëtejshme, duke qeshur dhe thënë: “Shhhh, u kalle bre Edi për me fol,”.

Ky diskutim ka ngritur pikëpyetje mes fansave të programit, duke u bërë temë e shumë spekulimeve në rrjetet sociale.





Burimi i Lajmit
#Edi #hedh #dyshime #mbi #produksionin #BBVK
#showbiz #bigbrothervip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *