
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin e Onokologjikut.
Masa “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi është zëvendësuar me garanci pasurore 20 milionë lekë, si edhe i është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.
Edmond Gashi dhe mjekë të tjerë të Onkologjikut dyshohen për korrupsion e vepra të tjera, pasi nga hetimet ka rezultuar se pacientëve të prekur me tumor nuk iu jepej shërbimi i duhur në spitalin shtetëror QSUT, por drejtoheshin tek klinika e tij private “Megis”.
#Skandali #Onkologjikut #Garancia #pasurore #milionë #lekë #liron #nga #arresti #shtëpiak #mjekun #Edmond #Gashi
#Skandali #Onkologjikut #Garancia #pasurore #milionë #lekë #liron #nga #arresti #shtëpiak #mjekun #Edmond #Gashi