Një bandë që operonte në zonën e L’Aquila për shpërndarjen e drogës është shkatërruar nga policia. Gjykata ka lëshuar 30 urdhëra ndalimi, 26 prej të cilave arrest me burg, 3 arrest shtëpie dhe 1 detyrim paraqitje.
Nga hetimet rezulton se banda ka vepruar nga 2021 në 2024, ndërsa kishte si veprimtari të sajën shitjen me pakicë të lëndëve narkotike si kokaina. Anëtarët e saj ishin nga Shqipëria, Italia dhe Maqedonia e Veriut, me lidhje familjare mes tyre. Banda drejtohej nga tre persona me kombësi shqiptare, maqedonase dhe ukrainase
Hetimet për goditjen e bandës zgjatën dy vjet, bënë të ditur autoritetet italiane, ndërsa theksuan se trafikimi i drogës u zhvillua gjatë periudhës 2021-2024.
Sipas mediave italiane, nga 26 personat për të cilat Gjykata ka vendosur masat e sigurisë me burg, 6 kanë humbur gjurmët, ndërsa janë shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese.
Masat e sigurisë janë lëshuar për: Kujtim Raboshta, Shaban Iseni, Ergys Arrinjeti, Anna Pysanets, Iljas Beshiri, Arminson Hodaj, Latif Ademi, Terenzio Ferrari. Vincenzo Silva, Alessio Cuçhiarelli, Loris Zaçagnini, Elgadaf Hamidi, Alexandru Ionut Enea, Simona Coço, Ardit Hodaj, Michele Franco, Salvatore Riçiardi, Stefania Valente, Arjan Toci, Alvaro Zhupaj, Redjol Zhupai, Aldesar Zhupaj, Domenico Di Pietro, Olsi Kapllanaj, Filsnik Aljia, Egdon Buzalli.
Ndërkohë Francesca Sbaffo, Ezgona Iseni dhe Sabastian Rrasa janë në arrest shtëpiak, ndërsa Alessandro Ferrari në detyrim paraqitje.
Gjatë operacionit u kontrolluan edhe 12 persona të tjerë të dyshuar për veprat penale të mbajtjes dhe shitjes së kokainës me rolin e shtytësve të grupit kriminal.
Veprimtaritë hetimore, pas të cilave u hetuan gjithsej 42 persona, bënë të mundur konstatimin sesi kjo organizatë kriminale që vepronte kryesisht në Abruzzo dhe gjithashtu në Lazio, arrinte të menaxhonte dhe tregtonte sasi të konsiderueshme kokaine me një portofol klientësh prej rreth 650 personash dhe me një qarkullim të konsiderueshëm të vlerësuar në rreth 1 milion e 966 mijë euro.
Gjithashtu doli se banda ka demonstruar se është e organizuar në atë mënyrë që të jetë në gjendje të ndryshojë vendet dhe metodat e trajtimit për t’iu shmangur kontrolleve të policisë.
Banda vepronte me grupe treshe të shitjes së drogës në L’Aquila: një në periferi të qytetit në zonën e Pile, i dyti jashtë qendrës së qytetit dhe i treti dhe më i rëndësishmi pranë një apartamenti ku jetonin disa nga drejtuesit e grupit, i vendosur në qendra e qytetit pranë Parkut të Kalasë.
Gjatë hetimit, hetuesit gjetën edhe të huaj, kryesisht të rinj afrikano-veriorë, të cilët akuzohen për sulme, zënka dhe shpërndarje droge. Shoqata e organizuar nga lart-poshtë kishte në krye tre persona, me kombësi shqiptare, maqedonase dhe ukrainase, të cilët merreshin me furnizimin e lëndës narkotike duke diktuar direktivat dhe urdhrat për bashkëpunëtorët për menaxhimin e veprimtarisë së trafikut të drogës dhe duke mbledhur të gjitha të ardhurat.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb