July 5, 2025
2222REDAKT.Rruga-e-Butiqeve-drejt-perfundimitt.jpg


Krahas vendosjes së kalldrëmeve, po ashtu është  në vijim e sipër edhe vendosja e sistemit të ndriçimit dhe ulëseve. Sipas autoriteteve komunale në Tetovë, punohet zhvillohen me intensitet të përshpejtuar. Gjatë vikendit janë sjellë edhe ulëset dhe pankinat që do të vendosen në rrugë

Urim HASIPI

Tetovë, 18 nëntor – “Rruga e Butiqeve” në Tetovë pritet të përfundojë së ndërtuari deri në fund të vitit. Aktualisht punimet janë në fazën e vendosjes së kalldrëmeve, të cilët duhet të rikthejnë pamjen e dikurshme të kësaj rruge. Kalldrëmet, sipas informacioneve, janë pjesë e projektit kur edhe janë miratuar mjetet në kuadër të IPA Fondeve për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Krahas vendosjes së kalldrëmeve, po ashtu është  në vijim e sipër edhe vendosja e sistemit të ndriçimit dhe ulëseve. Sipas autoriteteve komunale në Tetovë, punohet zhvillohen me intensitet të përshpejtuar. Gjatë vikendit janë sjellë edhe ulëset dhe pankinat që do të vendosen në rrugë, shkruan gazeta KOHA.

Elmi Osmani, nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal,  thotë se projekti është në fazën përfundimtare pasi që vendosen pajisjet urbane.

“Vendosja e kalldrëmeve është me qëllim që të rikthehet pamja e vjetër e kësaj rruge, apo thënë më mirë – identiteti i vjetër i Rrugës së Butiqeve. Kjo rrugë  ka qenë një ndër ikonat apo simbolet e qytetit ku ka qenë e zhvilluar tregtia dhe duhet ta rikthejmë atë imazh që e ka pasur dhe siç e meriton”, deklaroi Osmani. Kjo rrugë, një kohë të gjatë është e vendosur në kategorinë e rrugëve njëkahëshe. Prandaj, edhe më tutje do të vazhdohet që kjo rrugë të jetë njëkahëshe. Kjo është edhe arsyeja që përgjatë rrugës janë mbjellë dru, të cilët do të pamundësojnë parkimin e veturave. Rruga do të jetë e mbyllur gjatë kohës kur bizneset do të jenë të hapura.

“Edhe tani kjo rrugë është në kategorinë e rrugëve njëkahëshe dhe mbjellja e druve është për shkak të mos parkimit të veturave. Pra, kjo do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët do të frekuentojnë këtë pjesë të Tetovës. Gjatë ditës rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete, me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm gjatë vizitës në këtë zonë”, tha Osmani.

Ai ka bërë të ditur se deri në fund të muajit, punimet duhet të përfundojnë në këtë rrugë e cila është pjesë e projektit të përbashkët me Komunën e Prizrenit. Punimet në rrugë disa ditë më parë i inspektoi edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai tha se “falë angazhimit të Komunës, edhe kjo rrugë së shpejti do të jetë moderne, ashtu siç e kemi paraqitur në projektin ideor”.

Rruga është pjesë e fazës së parë, ndërsa në fazën e dytë përmes fondeve evropiane, komuna ka paralajmëruar po ashtu edhe ndërrimin e pamjes së dyqaneve të kësaj rruge, e cila planifikohet të kthehet në atë pamjen e dikurshme që kishte kjo rrugë. Për rikonstruktimin e saj, në 2019-tën Komuna e Tetovës fitoi mjete përmes projektit të programit IPA. Pandemia dhe kriza që pasoi, e vonoi rregullimin e kësaj rruge 420 metra të gjatë, ndërsa punimet nuk nisën as në muajin gusht të atij viti, për shkak se tregtarët kërkuan që mos humbin sezonin kur kthehen mërgimtarët. (koha.mk)

The post “Rruga e Butiqeve” drejt përfundimit appeared first on KOHA.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *