December 27, 2024
Non-Text-Magic-Studio-Magic-Design-for-Presentations-LP-11-1068x601-1.png


Parlamenti Evropian ka emëruar eurodeputetin estonez, Riho Terras, nga Partia Popullore Evropiane (PPE), si raportues për Kosovën, duke i dhënë fund një tradite 20-vjeçare, ku këtë post e mbante Grupi i të Gjelbërve.

Terras, ish-ushtarak nga Estonia dhe deputet me përvojë, mori emërimin e tij të hënën pas vendimit të PPE-së në Komisionin për Politikë të Jashtme.

Për emërimin e tij në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme.

Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas kësaj, secili grup vendosi nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.

Nga radhët e EPP-së si raportues për Bosnje e Hercegovinë është caktuar deputeti Onderj Kolar nga Çekia.

Raportues për Serbinë në PE është caktuar të jetë deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula.

Nga pushteti në Serbi ka pasur reagime të ashpra, shpesh edhe fyese, pas emërimit të këtij ish-ministri të Jashtëm të Kroacisë si raportues për këtë vend.

Për Maqedoninë e Veriut raportues do të jetë deputeti i gjelbër, Thomas Waitz nga Austria. Deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, do të jetë raportues për Malin e Zi.

Raportues për Shqipërinë do të jetë deputeti nga Austria, Andreas Shrieder.

Raportues për Ukrainën do të jetë Mikchael Gahler nga EPP, për Moldavinë Sven Mikser nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve, për Gjeorgjinë Rasa Jukneviçiene nga EPP, ndërsa për Turqinë Nacho Sanchez Amor nga Socialistët dhe Demokratët.

Këta raportues në pesë vjetët e ardhshme do t’i ndjekin për së afërmi zhvillimet në vendet përkatëse dhe do t’i përpilojnë raportet vjetore, raporton Radio Evropa e Lirë.

Përmes këtyre raporteve do të vlerësohet përparimi i këtyre vendeve në procesin e reformave dhe në përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian. Këto raporte pastaj miratohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *