Qyteti i Shkupit mbrëmë vonë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se banorët e Shkupit nga sot do të kenë transport të rregullt me autobus dhe se autobusët e NTP “Shkupi” do të funksionojnë me kapacitet të plotë.
Në njoftimin e qytetit të Shkupit thuhet se “përkundër të gjitha presioneve, qytetarët sot do të ketë transport të rregullt publik”.
Njoftimi i tillë vjen në kohën kur Shkupi po përballet me probleme serioze në transportin publik dhe udhëtarët shpesh janë të indinjuar nga vonesat dhe prishjet e autobusëve.
Problemet në transportin publik vijnë si pasojë e gjendjes së keqe të autobusëve të NTP “Shkup”, të cilët janë të vjetëruar dhe janë të pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e qytetit.
Një nga arsyet e kësaj situate është edhe bllokimi i blerjes së autobusëve të rinj, i cili është rezultat i një konflikti politik mes kryetares Danela Arsovska dhe grupit të shumicës së këshilltarëve në këshillin e qytetit, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.