June 30, 2025
Non-Text-Magic-Studio-Magic-Design-for-Presentations-LP-10-1068x601-1.png


Para Kuvendit të Kosovës po mbahet protesta për punëtoret teknike të këtij institucioni, të cilët janë në grevë, duke kërkuar rritje të pagave për punën që bëjnë.

Në protestën e së hënës, disa protestuese mbajtën pankarta me mesazhe si: “Këto gra punojnë edhe kur janë sëmurë”, “Punëtoret nuk janë mall” dhe “Pagë të njëjtë për punë të njëjtë”.

Gjatë protestës, gjithashtu u bë thirrje për përgjigje nga përfaqësuesit e Kuvendit, duke përmendur emra konkretë si kryetari Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci, dhe Ilir Kërçeli.

Ndërkohë, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli, i është përgjigjur kërkesës së përfaqësuesve të punonjësve teknikë, duke thënë se “nuk ka arsye për takim”.

Punëtoret teknike, të cilat kanë qenë në grevë për rreth tre muaj, u ndaluan përsëri në ndërtesën e Kuvendit.

Ato po presin një vendim zyrtar që do të përcaktojë se cilat prej tyre do të vazhdojnë punën, ndërkohë që janë sjellë punëtore të reja nga kompania e kontraktuar për këto shërbime.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *