
Postuar: Nëntor 18, 2024 | 16:19
Korabi i këtij sezoni është ndryshe nga ai ekip që në edicionet e fundit synonte ngjitjen në elitë. Pas 12 javësh kampionat, dibranët ndodhen në vendin e 10-të me 11 pikë.
Korabi është i përfshirë edhe në turin e dytë të Kupës, ku të mërkurën pret Kastriotin. Duke parë situatën, kampionati mbetet primar për të besuarit e trajnerit Agim Canaj, pasi si fillim duhet siguruar mbijetesa.
Korabi është pritës në Kupë, por sfidën me krutanët nuk do ta zhvillojë në Peshkopi. Sipas axhendës së federatës, ky takim do të luhet më 20 nëntor, ora 13:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë. Edhe turin e parë ndaj Veleçikut nuk e zhvilluan në Peshkopi, por në kompleksin stërvitor të Vorës.
PANORAMASPORT.AL
