June 27, 2025
Capture-5.jpg

Komisioni hetimor për Shëndetësinë ka vijuar sot me pyetjen e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me koncesionin e sterilizimit.

Sot është thirrur për t’u marrë në pyetje biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ortaku i tij Italian Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të ‘SaniService’, që në vitin 2015 do të fitonin koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.

Gjithashtu për të dëshmuar është thirrur dhe Anila Denaj e cila në atë kohë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se në atë kohë nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit. Madje ka paraqitur dhe ankesë. Pikërisht për këtë kohë, burimet bëjnë me dije po pyetet nga ekspertët e Byrosë së Hetimit.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë ‘SaniService’, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane.

Biznesmeni ndodhet në ‘arrest me burg’ prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj. Klodian Rjepaj u mor në pyetje nga komisioner hetimor për shëndetësinë më 20 shtator, ndërsa pritet të thërrasë në një ditë tjetër edhe ish ministrin e Shëndetësisë.

Tre shtetasit italianë nuk do të jenë prezentë në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Sterilizmit dhe Check Up-it.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi: Tre shtetasit italianë refuzuan të ishin prezentë në mbledhjen e komisionit dy herët e tjera, kjo është hera e tretë. Për shkak të angazhimeve të tyre në Itali dhe jashtë Shqipërisë dhe kohës së shkurtër të njoftimit e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë, sipas tyre.

Secili prej tyre është jo vetëm aksioner i kompanisë së koncesionit të sterilizimit. Dy prej tyre kanë marrë miliona lekë me konsulencë private të marrë nga koncesionet, kanë kompani nënkontraktuese, i marrin taksat e shqiptarëve nga të gjitha xhepat, e konsiderojmë të domosdoshme prezencën e tyre në komision. Do vijojmë procedurën ligjore që parashikon thirrjen e qytetarëve duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision.

Lista e personave që do të pyeten sot janë:

Ora 9.30 Ilir Rrapaj
Ora 14.00 Anila Denaj
Ora 16.00 Altin Fani
Ora 18.00 Umbro Staccini
Ora 19.00 Elisabetta Anzanello
Ora 20.00 Giorgio Tardioli.

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, Albana Vokshi është përplasur me nënkryetarin Plarent Ndreca për mungesën e dëshmitarëve.

Vokshi: Unë kam kërkuar në grup që sekretaria të njoftojë Vilma Nushin dhe Gentjana Peposhin, nuk e di pse nuk janë njoftuar sepse edhe vendimi i fundit e ka të cilësuar që çdo anëtar i komisionit mund të thërrasë çdo dëshmitar pa e hedhur në votim për vendim të ndërmjetëm sipas vendimit të fundit të Kushtetueses. Është e domosdoshme që Vilma Nushi të vijë nesër në komision ose të mërkurën sepse ky nuk mbyllet pa dëshminë e Nushit dhe Edi Ramës, s’mund të mbyllet pa faktorët kyç në dhënien e koncesioneve.

Ndreca: Po jep argumente krejtësisht politike (Zhupës), zonja Nushi sepse qenka edhe kontributore e PS, kjo qenka një arsye përse duhet të jetë para nesh, biznesmen që ka kontribuar dhe t’u bëjmë gjyqin njerëzve që u përmendim emrin pa kriter që i vënë në gojë kur janë në punë e tyre, i paragjykojmë. Më lër të mbaroj argumentin.

Vokshi: Sa mbaruam me aksionerët italianë, aksionarja Vilma Nushi nuk duhet të vijë ë?!

Ndreca: Ne as nuk jemi denoncuar as nuk jemi denoncues, s’jemi prokurori, se çfarë do të dalë.

Vokshi: Ti ke marrë porosi që vetëm Vilma Nushi të mos prekej, ndryshe ajo do vinte. Vilmën që ke këtu ta mbroj. As më duhet leja juaj fare mua.

Ndreca: Është mendimi im.

Vokshi: Ky është mendimi i Edi Ramës.

Ndreca: Ato (Nushi dhe Peposhi) s’kanë lidhje me kontratën e Check Up-it, s’mund të thërrasim aksionerë të aksionerëve.

BURIMI I LAJMIT

#Mblidhet #komisioni #hetimor #Shëndetësisë #mungojnë #dëshmitarët #Vokshi #të #njoftojmë #policinë
#Mblidhet #komisioni #hetimor #Shëndetësisë #mungojnë #dëshmitarët #Vokshi #të #njoftojmë #policinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *