June 30, 2025
bandicam-2024-11-18-15-13-41-366-e1731939317296.jpg


Kombëtarja U21 do të luajë miqësoren e dytë me Moldavinë U21 në orën 14:00. 

bandicam 2024-11-18 14-02-23-885

Në miqësoren e parë të zhvilluar në Vorë, kuqezinjtë e Alban Bushit nuk shkuan më larg se barazimi 1-1. Sot ata do të kërkojnë fitoren.

Ndërkohë trajneri Bushi kanë publikuar formacionet zyrtare.

LIVE

SHQIPËRI U-21 2-0 MOLDAVI U-21

16′ Rashica

NGJARJET KRYESORE

54’ Ismaili tund rrjetwn e moldavwve pwr herwn e dytw. (VIDEO)

51′ Selimaj kërkon ndihmën e stafit mjekësor dhe vijon më pas lojën.

49’ Gudjufi pason për Koten dhe ky i fundit për Elezajn që lëshon një goditje nga jashtë zone. Topi grushtohet nga portieri moldav. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë në Vorë. Tri ndryshime nga lojtarët moldavë dhe asnjë te kuqezinjtë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0. 

45′ Akordohet një minutë shtesë.

45′ Pritet të ekzekutohet një goditje këndi, ndërsa ka tension në zonë. Moldavët pretenduan për penallti më parë. (VIDEO)

43′ Rashica shfaqet rrezikshëm brenda zonës, por Yzeiraj akordon për faull në sulm nga kapiteni i kuqezinjve. (VIDEO)

41′ Kote fiton goditje dënimi. Lojtari i Partizanit gjen bukur Gudjufin. Topi i pasuar prej lojtarit të Shkupit nuk shfrytëzohet si duhet dhe gjithçka pastrohet nga moldavët. (VIDEO)

31’ Lojtarët moldavë shfaqen rrezikshëm. Është portieri Sina që largon me këmbë, topin e goditur. (VIDEO)

30 Gjergji Kote bën çdo gjë mirë duke i pasuar Rashicës, që nuk koordinohet si duhet dhe topi përfundon larg portës së mbrojtur nga portieri moldav. (VIDEO)

25′ Karton i verdhë për Ismailin që shkaktoi faull taktik.

24′ Ajvazi vertikalizon për Rashicën. Sulmuesi i Skënderbeut nuk arrin si duhet topin dhe gjithçka kontrollohet nga portieri kundërshtar. (VIDEO)

23′ Kombinime nga lojtarë të Superiores. Është Rashica që niset në mesfushën kundërshtare dhe hedh një top për Koten. Mesfushori i Partizanit pason për Dodajn në zonë, ndërsa lojtari i Vllaznisë ndalet nga mbrojtja moldave. (VIDEO)

16′ GOOOL! Një aksion perfekt nga kuqezinjtë konkretizohet nga Rashica. Është Elezaj që lëviz bukur në mesfushë dhe kroson një top për Gudjufin. Ky i fundit gjen sulmuesin e Skënderbeut në zonë që nuk mund të gabojë. (VIDEO)

15′ Asnjë rast i rrezikshëm i krijuar nga dy skuadrat.

8′ Korne e krosuar nga Kote. Topi largohet nga mbrojtja moldave dhe pse Selimaj tenton të krijojë diçka. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja miqësore në Vorë.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRI U21: Sina, Selimaj, Fikaj, Kote, Gudjufi, Rashica, Dodaj, Ismaili, Kurti, Elezaj, Ajvazi

Trajner: Alban Bushi

MOLDAVI U21: Nazarkiue, Martin, Kolis, Dijinari, Bitka, Rotaru, Luçita, Forov, Turka, Kostin, Grosu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *