December 28, 2024
kurtiqeveria.webp.webp


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje mes vete. Madje ai ka theksuar se të dyja vendet janë partnerë, të lidhur jo vetëm përmes tregtisë, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinj, miq dhe partnerë, të lidhur jo vetëm përmes tregtisë, që është çdoherë në rritje, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë. Në mbledhjen e dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, marrëveshjeve të deritanishme ia shtuam edhe një protokoll dhe dy memorandume që lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe shtojnë bashkëpunimin në energji dhe arsim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai mes tjerash ka përmendur edhe marrëveshjet e arritura sot mes dy qeverive ku njëra ndër to është protokolli për zbatimin e Marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboqicë.

“Pas shumë kohë pritjeje, më në fund do të kemi kontroll të përbashkët në pikat kufitare Han të Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë. Ky model kontrolli kufitar bëhet vetëm hyrje-hyrje dhe zyrtarët policorë punojnë në të njëjtën ndërtesë duke lehtësuar kalimin kufitar e rrjedhimisht duke shkurtuar kohën e pritjes në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve”, ka shkruar mes tjerash Kurti.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *