December 27, 2024
sinaaa.jpeg


Nesër (18 nëntor) do të përcillet për në banesën e fundit anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, i cili ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare.

Darjel Sina vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë që nesër do t’i jepet lamtumira e fundit.

Familjarët dhe kolegët gjyqtarë të të ndjerit njoftojnë se ditën e hënë do të zhvillohen homazhe në nder të Dariel Sinës në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga ora 09.00 – 12.00.

Më  pas prej ambienteve të KLGJ Dariel Sina do të përcillet për në varrezat e Sharrës.

NJOFTIMI

Për ti dhënë lamtumirën gjyqtarit të ndjerë Darjel Sina, homazhet do të zhvillohen në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ditën e Hënë, datë 18.11.2024, nga ora 09.00 – 12.00, prej nga do të përcillet trupi për në varrezat e Sharrës. Ky njoftim bëhët nga Familja dhe kolegët e gjyqtar Darjel Sinës.

Kush është Darjel Sina?

Darjel Sina ka përfunduar studimet e postdoktoraturës në Universitetin e Zyrihut në Zvicër, me bursën Federale Zvicerane të Ekselencës në fushën e së Drejtës Kushtetuese dhe Bankare. Sina ka përfunduar studimet e tij në doktoraturë, master i arteve dhe bachelor në Universitetin Kombëtar të Athinës/Fakulteti Juridik.

Ai mban titullin akademik Profesor i Asociuar që nga maji i vitit 2014. Eksperienca e fundit e punës së gjyqtarit Sina ka qenë Komisioner Publik pranë Institucionit të Komisionerit Publik dhe më përpara Shef i Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Nju-Jorkut, në Tiranë.

Në nëntor të vitit 2021, Sina u përzgjedh nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të përfaqësuar shtetin shqiptar në programin International Visitor Leadership Program me tematikë Rule of Laë and the U.S. Judicial System, i organizuar nga Graduate School USA.

Sina ka punuar si studiues në Universitetin e Zyrihut dhe përpara kësaj eksperience ka punuar Dekan pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin Luarasi, në Universitetin Evropian të Tiranës si Profesor dhe përpara kësaj eksperience ka qënë i punësuar si asistent Profesor në Universitetin Kombëtar të Athinës, nën drejtimin e Profesor Andreas Dimitropoulos.

Pas diplomimit ka punuar për shumë vite asistent avokat në Athinë, Greqi.
Prej 16 prillit 2022, ai ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *