December 29, 2024
ylber-hysa.png


Takimet mes dy qeverive janë të mirëseardhura dhe si të tilla janë pozitive, megjithatë në rastin e sotëm, kemi të bëjmë me vizitë që u shërben vetëm aktorëve politik sesa qytetarëve të dyja vendeve. Kështu për Radio Dukagjini ka thënë ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, ndërsa ka shprehur habi sesi në këtë mbledhje të qeverive, nuk ndodhi firmosja e më shumë marrëveshjeve që rëndom ndodhë kur takohen dy qeveri.

“Duket e çuditshme, sepse në këso takime dypalëshe të Qeverive, zakonisht firmosen më shumë marrëveshje dhe sot kjo ndodhi vetëm me dy marrëveshje. Por më e rëndësishme ishte ajo për pikën e përbashkët kufitare. Ata që nuk e përcjellin këtë situatë, kjo është një marrëveshje e trashëguar që në kohën kur kryeministër i Maqedonisë ishte Talat Xhaferi, më 23 dhjetor 2023. Dmth nuk është diçka e re. Edhe pse Kurti nuk e takoi kurrë Talat Xhaferin si kryeministër”, tha Hysa.

Ai përmendi se partneri shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë – VLEN, ka qenë një situatë të keqe me pjesëmarrjen në një qeveri që është konceptuar si antishqiptare, pasi u shfuqizua Balanceri dhe për shkak të paralajmërimit se Gjykata Kushtetuese se mund ti abrogojë dhe deningrojë nenet e rëndësishme të Ligjit për gjuhën shqipe.

“Kjo, sipas meje, ishte një përpjekje për të parë dy anët që do të arsyetoheshin para opinionit. Kjo u pa edhe me deklaratat e Kurtit që ishin tërësisht neutrale, thuajse ai i drejtohej një fqinji me të cilin nuk ka fare probleme e telashe. Pjesa tjetër ka të bëjë me marrëveshjen energjetike. Të mos harrojmë se RMV ka patur gjithmonë interes për thëngjillin kosovar. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmendi se do të ratifikohet edhe marrëveshja për tunelin, të cilin tha ai se është më i madhi në Ballkan. Por nuk e pamë të firmoset një marrëveshje e tillë. Kalendari i këtij takimi më shumë i ngjante kalendarit elektoral, sepse në Kosovë shpejt kemi zgjedhje”.

Në fjalën e mirëseardhjes së kryeministrit Kurti, shton më tej Hysa, nuk pati asnjë shenjë shqetësimi për pozitën dhe ankesat e shqiptarëve në Maqedoni. “Hiç më larg se dje ishte përvjetori i Kushtetutës së Maqedonisë, ndërsa po kjo Kushtetutë që ishte problematike më herët, e solli Marrëveshjen e Ohrit e që sot po kërcënohet seriozisht kjo marrëveshje e arritur mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, thotë ish-ambasadori Hysa, ndërsa përmend lidhjet e ngushta që Qeveria i ka ndërtuar me qeveritarët serb.

“Që nga marrja e pushtetit të kësaj qeverie, Maqedonia ka ndërtuar lidhje speciale me Qeverinë serbe. Gati për çdo ditë kishim takime të ministrave, kryeministrit dhe presidentit me qeveritarët në Maqedoni, ndërsa janë firmosur marrëveshje të shumta për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *