January 4, 2025
843151b4-525b-42b9-b18f-81f83ad3fbfc.webp.webp


Gjermania e ka fituar pa telashe Grupin A3 të Ligës së Kombeve dhe ka avancuar në fazën nokaut të garës. 

Gjermanët nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann, të shtunën në mbrëmje fituan 7:0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës. 
Tri gola vendësit në ndeshjen që u zhvillua në Freiburg, i shënuan në pjesën e parë. 

Jamal Musiala, Tim Kleindienst dhe Kai Havertz realizuan brenda 37 minutave lojë. 

Florian Wirtz më pas i shënoi dy golat tjerë, në minutën e 50-të dhe të 57-të. 

Për 6:0 shënoi Leroy Sane në minutën e 66-të, ndërsa Kleindienst e shënoi edhe një tjetër gol për rezultatin përfundimtar 7:0, në minutën e 79-të. 

Gjermania ka 13 pikë pas pesë ndeshjeve në vendin e parë, kurse Bosnjë-Hercegovina bie në Ligën B, pasi e ka vetëm një pikë.
 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *