June 29, 2025
Screenshot-24-9.png


Një zarf ngjyrë hiri është shfaqur në ekran, derisa banorët e Big Brother VIP Kosova 3 po qëndronin në oborr.

Me të parë këtë, ata kanë reaguar menjëherë duke dhënë versione të ndryshme në lidhje me këtë.

Ata kanë filluar të sqarojnë domethënien e zarfit ngjyrë hiri pasi Xuxi pati rastin e ngjashëm.

Siç sqarojnë, me këtë zarf një banor do të dalë në nominim dhe për të vendos publiku nëse dëshiron që të rikthehet.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Xuxin për një ngjarje që ndodhi pak javë më parë në këtë format.

Shumë nga konkurrentët aludojnë se kjo ka të bëjë me banorin e ri, Eduart Kuqin, për shkak të gjuhës së tij të papranueshme.

Megjithatë, pritet të shihet se çfarë mund të ndodh me këtë gjegjësisht.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *