January 10, 2025
qeveria-e-kosoves.png


Në një mbledhje elektronike, të mbajtur gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës i ka miratuar dy nisma që synojnë forcimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, e para lidhet me nismën për lidhjen e Protokollit për Implementimin e Marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.

Gjithashtu, Qeveria miratoi nismën për lidhjen e një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut.

Ky memorandum ka për qëllim bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë kombëtare të të dy vendeve.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *