June 29, 2025
1111REDAKT.KORRIDORI-TETE.jpg


Gati gjysma apo 30 kilometrat e para të autostradës Kërçovë-Ohër pritet të lëshohen në përdorim në maj apo qershor të vitit të ardhshëm. Asfalti do të shtrohet edhe dimrit me aditivët e ri. Njëherësh po fillon edhe projektimi i pjesës prej fshatit Trebenishtë-Strugë deri në kufirin me Shqipërinë

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 17 nëntor- Gati gjysma apo 30 kilometrat e para të autostradës Kërçovë -Ohër pritet të lëshohen në përdorim në maj apo qershor të vitit të ardhshëm. Asfalti do të shtrohen edhe dimrit me aditivët e ri. Njëherësh po fillon edhe projektimi i pjesës prej fshatit Trebenishtë-Strugë deri në kufirin me Shqipërinë. Aty, në vend që të shkohet në Qafë të Thanës , planifikohet të ndërtohet një tunel nga ana jonë dhe nga pala shqiptare, tashmë ka një marrëveshje paraprake me Qeverinë Shqiptare për ta financuar atë tunel përgjysmë, tregon drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët shtetërore, Koce Trajanovski. “Kështu lëvizja ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë do të jetë shumë më e lehtë, më e sigurt, më e shpejtë”, thekson Trajanovski. Nga ana tjetër, aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e Korridorit 8, duke plotësuar të gjitha standardet.

Aktualisht në kantierin për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, faza 2, po punohet me ritme të mira, ku aktualisht ka përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotave. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau kohë më parë në rrjetet sociale fotografi nga punimet që po kryhen në këtë aks të rëndësishëm, ku po vijon puna edhe për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse.

“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë aksin Durrës-Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari”, u shpreh Kryeministri Rama. Gjatësia totale e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë është 50.12 km.  Rruga e cila pritet të përfundojë në vitin 2027 lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut , Greqisë, Bullgarisë etj. Vitin e kaluar u bë ditur se Qeveria shqiptare ka ndryshuar projektin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, që është pjesë e korridorit VIII, duke shtuar dhe ndërtimin e një tuneli me gjatësi 3 kilometra.

Nga Ministria e Transportit të Shqipërisë thonë se pas një bisedimeve intensive me qeverinë e Maqedonisë së Veriut është vendosur të ndryshohet pika e daljes duke qenë se dhe nga krahu i Maqedonisë së Veriut ka nisur prej kohësh ndërtimi i korridorit të VIII kështu që duke punuar me të dy autoritetet rrugorë dhe me ministritë është arritur rezultati që do ishte më mirë të ketë një pikë dalje më të afërt në territorin shqiptar e cila do të zgjidhet përmes një tuneli . Bëhet fjalë afër urës së Bushtricës dhe ndërkohë që pika e Qafë Thanës do të vazhdojë të aktive dhe të shërbejë ata qytetarët që duan të shërbehen atje.

Në ndërkohë nga Drejtoria e Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore thonë se punimet në rrugët që po ndërtohen në vend gjatë muajve të dimrit nuk do të ketë ndërprerje. Kompanitë e ndërtimit që punojnë në disa rrugë rrugore në vend kanë blerë aditivë të veçantë. Në kushte dimërore do të shtrohet asfalt në pjesën nga Stracin deri në Dlaboçiçë dhe në pjesën Kërçovë-Ohër. Në pjesën drejt Ohrit, aditivin e kanë blerë tre kontraktorët e ndërtimit dhe do të fillojnë me asfaltimin, për ta vënë në përdorim këtë autostradë nga Kërçova në Ohër, së paku në një drejtim, para sezonit turistik veror. Trajanovski theksoi se aditivët e tillë përdoren masivisht në vendet e Evropës Perëndimore, para së gjithash në Gjermani, Norvegji dhe Suedi. Me këtë kompanitë nuk duhet të ndërpresin punimet ndërtimore nga nëntori deri në mars, por mund të punojnë edhe gjatë muajve të dimrit, pra në ditët kur nuk ka shi e borë.

Trajanovski theksoi se rruga nga Shkupi në Bllacë është në fazën e vlerësimit, që është një nga projektet më të shtrenjta, sepse terreni është kodrinor dhe malor, dhe ka shumë tunele, viadukte.

Po bëjmë edhe një studim për shpagueshmërinë e tij, por në të njëjtën kohë është një vlerësim i parakualifikimit dhe nëse përfundon diku në prill, duhet të përfundojë këtë muaj, por pas kësaj përgatitet dokumentacioni i tenderit. Pra, diku në prill, maj të shpallet tenderi për realizim, thotë Trajanovski. Ai shtoi se po punohet aktivisht në autostradën që operon “Bechtel dhe Enka”, po punohet në pjesën e re nga Kërçova deri në Gostivar, apo deri në Bukojçan dhe projekti është bërë deri në fshatin Cërvec dhe është duke u bërë vlerësimi parakualifikues. Në të njëjtën kohë është duke u projektuar rruga nga Cërveci në Bukojçan dhe ky projektim duhet të përfundojë në shkurt të vitit 2025. Autostrada Kërçovë-Ohër është e ndarë në pesë seksione, i pari dhe i dyti ku ka pjerrësi të mëdha që fatkeqësisht janë lënë në provën e kohës dhe këto 5-6 vite kushte atmosferike tashmë janë gërryer shumë. Prandaj, bashkë me mbikëqyrjen, tashmë në realizimin e sipër është marrëveshje që fillimisht të bëhen gjeo analiza , pas së cilës do të bëhet një raport dhe në bazë të atij raporti do të projektohet stabilizimi i atyre shpateve.

Punimet e tërësishme në autostradën Kërçovë Ohër duhet të përfundojnë , pas 12 vitesh ndërtimi apo deri në vitin 2026 , mirëpo punimet sërish mund të shtyhen dhe të vonohen për shkak të disa problemeve si rrëshqitjet e dheut, dëmshpërblimet e caktuara… Autostrada nga Gostivari deri në Kërçovë kishte probleme me shpronësimet në periudhën e kaluar. Kanë përfunduar mbi gjysma e procedurës për shpronësimin e pronës, ndërsa deri në fund të vitit pritet të përfundojnë tërësisht këto procedura të vonuara. Sipas vlerësimit fillestar të kontraktorëve, është dashur të tjetërsohen rreth 60 hektarë tokë në fshatrat Banjicë e Poshtme dhe e Epërme , që është e barabartë me 120 fusha futbolli. Në këmbim, pronarët do të marrin 650 denarë (rreth 10 euro) për metër katror tokë.

Korridori 8 që po ndërtohet është i gjatë 68 kilometra me përjashtim të pjesës prej Shkupi deri në Tetovë që është riparuar pjesërisht , është autostradë me gjashtë korsi, apo nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, përmes Strugës në Qafë Thanë , ndërsa korridori 10-D nga Prilepi në Manastir është 40 kilometra dhe ka gjashtë korsi. Projekti i ndërtimit për seksionet e korridoreve 8 dhe 10-D përfshin shtatë kryqëzime, 34 ura, 34 mbikalime, 24 nënkalime, mbi 21 milionë metër kub gërmime, mbi 10 milionë metër kub argjinatura dheu, 620,000 milionë metër kub beton, 1.1 milion ton asfalt , 320 km mbrojtje gardh… thekson Enka në faqen e saj.

Traseja nis nga dalja e Tetovës dhe vazhdon për në daljen nga Gostivari ku ka një zgjidhje krejtësisht të re në të dy anët e tre korsive, gjithsej gjashtë korsi plus një rrugë ndihmëse. Prej këtu anashkalon qytetin e Gostivarit, lëviz mbi lumin Vardar, shkon në tri ura të mëdha që shkojnë në të majtë të Strazhës, anashkalon Strazhën, shkon përgjatë malit dhe del në anën tjetër në vendin e Bukojçanit. Nga Bukojçani mbi Kërçovë, autoritetet janë në procesin e parapërzgjedhjes për zgjedhjen e kontraktorit për autostradën e re, dhe më tej nga Kërçova deri në Ohër, autostrada është në ndërtim e sipër. Në mars të vitit të kaluar u nënshkrua kontrata me “Bechtel and Enka” për ndërtimin e 110 kilometrave autostradë brenda gjashtë viteve, në vlerë prej 1.3 miliardë euro pwrfshi Tetovë-Gostivar-Kwrçovë, Strugë-Qafë Thanë dhe Prilep Manastir. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *