June 29, 2025
FB_IMG_1731854429300.jpg


Pas thirrjeve të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, ka reaguar kryetari i Alternativës, pjesë e koalicionit qeveritar VLEN, Zeqirija Ibrahimi.

Ai u bën thirrje politikanëve në Tiranë e Prishtinë që të mos mashtrohen me trillime. Ibrahimi shkruan se BDI njëherë i mashtronte Hashim Thaçin e Edi Ramën se gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut është zyrtarizuar, ndërsa tash, sipas Ibrahimit, përsëri i mashtrojnë disa politikanë të tjerë në Tiranë e Prishtinë se “gjuha që atëherë ata e kishin zyrtarizuar”, doli se nuk ishte zyrtarizuar, tash qenka e rrezikuar.

“Për fat të keq, përsëri gjenden politikanë në Prishtinë e Tiranë që besojnë në ato trillime, ndërkohë që harrojnë se më të rrezikuar seç e kanë lënë ata shqipen si gjuhë të pakicës nuk ka si bëhet. Natyrisht, për neve që jetojmë këtu e dimë se nënteksti i këtyre lotëve ‘për gjuhën’ është pasioni për pushtet dhe frika nga drejtësia. Koha e mashtruesve ka përfunduar”, shkruan Ibrahimi.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *