January 10, 2025
copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-xl-social-media.png-4-2-19.jpg


Lori Hoxha dhe partneri i saj Ervis Bajraktari i dhanë fund beqarisë më datë 19 tetor, me një ceremoni martesore shumë private mes miqsh dhe familjarësh.

Çifti jo vetëm që nuk ndanë asnjë foto nga dasma e tyre, por nuk lejuan as të ftuarit të ndanin detaje.

Mirëpo, e ftuar në “Inspire Podclass” me Alketa Vejsiun, Albërije Hadërgjonaj ndau disa detaje për dasmën e vitit.

Këngëtarja jo vetëm që ishte e ftuar në ceremoninë madhështore, por gjithashtu performoi disa nga këngët e saj më të bukura për të ftuarit. 

Lori është një vajzë me shumë influencë në Shqipëri, dihet edhe për stilin e saj të veçantë”, tha Albërija.

Duhet të them që Lori ka qenë një nuse e thjeshtë, që s’e kisha imagjinuar ndonjëherë. Një thjeshtësi e bukur dhe e jashtëzakonshme. Dasma ishte private, por njëkohësisht e jashtëzakonshme, me një elegancë dhe harmoni të paparë.”

Këngëtarja përshkroi atmosferën si një përzierje e klasit dhe finesës, duke e krahasuar me “pallatet klasike, të stilit ‘old money’.”

E gjithë salla ishte një hapësirë e madhe, e mbuluar me një perde të rëndë dhe të hijshme. Akustika ishte fantastike, dhe mendova: ‘Wow, s’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë.’”



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *