June 30, 2025
haradinaj-2.webp.webp


Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka premtuar rritje pagash prej 41% për shëndetësinë qysh në vitin e parë të qeverisjes.

Haradinaj ka thënë se me programin që ofron AAK me partnerët e koalicionit, do të vendoset standard i ri në kujdesin shëndetësor.

“Programi ynë për Shëndetësinë parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes, që reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro, duke siguruar një pagë mesatare prej 1,000 eurosh neto, në sistemin shëndetësor dhe me reformat e thella do të krijojmë një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vendosur një standard të ri në kujdesin shëndetësor”, ka thënë Haradinaj.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *