January 10, 2025
copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-xl-social-media.png-9-1-6.jpg


Kryefjalë e ditës së sotme në të gjithë mediat dhe në rrjet kanë qenë deklaratat e reperit Ledri Vula në emisionin “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani, teksa foli për ndarjen nga Sara dhe gjithë komentet lidhur me të përgjatë gjithë puntatës së parë.

Deklaratat dhe komentet e Ledrit lidhur me Sarën:

1.Për lindjen e Poit- “E kemi dashur një fëmijë, por ka ardhur befas kur nuk e kemi pritur. Ne u ndamë një ditë para se të ndodhte pandemia. Pas 2-3javësh që kishte ikur, më merr në telefon, më nxori ekon. Unë një natë më herët kisha shkuar te një shok e një shoqe të flija te ata edhe kishim pirë pak. Të nesërmen u zgjova dhe e pashë dhe pyetja ime e parë ishte: “A do ta mbash?” Ajo ishte shumë e lumtur.”

2.Ndoshta po të kishte qenë Sara pak më private, sot mund të kishim qenë bashkë, kurrë nuk i dihet.

3.Më vjen keq vetëm për Poin, për gjë tjetër jo.

4.Kam fshirë nga YouTube këngën “Gjendja”, s’më pëlqente më videoklipi. (Videoklipi me Sarën)

5.E kam tatuazh ditëlindjen e kësaj…Sarës.

Komentet në rrjet pas gjithë këtyre deklaratave ishin të shumta, kjo pasi Ledri dhe Sara deri tani kishin zgjedhur të mos flisnin lidhur me ndarjen e që prej më shumë se 1viti kurioziteti për ndarjen e tyre ishte shumë i lartë e po ashtu edhe aludimet për ta.

Megjithatë, sytë e rrjetit u kthyen edhe nga Sara për të parë reagime të mundshme të saj, ndërsa nga ajo nuk pati asnjë reagim dhe vazhdoi me postimet në Instastory të eventeve ku ishte e ftuar.

Epo, pothuajse asnjë…pasi me një vështrim në profilin e saj vumë re se ajo ka fshirë shumicën e postimeve të vjetra ku ishte bashkë me Ledrin, ndonëse ‘gjurmë’ të tij ende ngelen nëpër disa kolazhe fotosh të postuara nga influencerja.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *