January 10, 2025


Anglia ka triumfuar 3-0 përballë Greqisë në duelin e zhvilluar në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Ollie Watkins kaloi Tre Luanët në epërsi me një asistim të Noni Maduekes.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.

Odysseas Vlachodimos ndihmoi Anglinë në minutën e 78-të, kur realizoi auto-gol, për rezultatin 2-0.

Fitoren e anglezëve e vulosi Curtis Jones, kur shënoi për 3-0 në minutën e 83-të.

Anglia rimerr kreun me 12 pikë, aq sa ka edhe Greqia, Irlanda me gjashtë dhe Finlanda ende pa pikë.

The post Anglia mposht Greqinë appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *