June 30, 2025
policia-1-1.jpg


Një aksident tragjik me pasoje vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e ‘Arbrit’.

Dyshohet se një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë e cila është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur te ‘Ura e Gjoricës’, në segmentin Bulqizë-Peshkopi.

Dibër/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *