June 30, 2025
ibrahimovic_12221591190x786.jpg


Postuar: Nëntor 14, 2024 | 18:11

Milani po shqyrton një opsion për të forcuar mesfushën në janar sepse dukshëm Fofana nuk mjafton, ndërsa Reijnders dhe Loftus Çik nuk kanë hapin e duhur për të mbuluar distanca të gjatë dhe me frekuencë të larta. Emri më i ri në listën e drejtuesve është ai i Morten Frendrup i Xhenoas. Danezi monitorohet edhe nga klube jashtë Italisë pa harruar që vlerësohet rreth 20 milionë euro.

ibrahimovic_12221591190x786

Përvoja në futbollin italian nuk i mungon pasi ka luajtur rreth 100 ndeshje me Xhenoan. Emri i ri në listat kuqezi vjen nga Verona. Drejtuesit e nën kampionëve të Italisë do të kishin gjurmuar Reda Belahian, të paktën siç shpjegohet nga “La Gazzetta dello Sport”. Ky do të ishte një opsion nëse blerja e Morten Frendrupit nuk do të realizohej.

KRAHU I MAJTË – Milani po kërkon një zëvendës të Teo Hernandez: Terraçiano, i cili erdhi dimrin e kaluar nga Verona, duket se nuk e ka bindur Fonsekën. Zëvendësuesi i francezit mund të arrijë në merkaton e janarit dhe për momentin, sipas “Corriere dello Sport”, emri më i kuotuar është ai i Fabiano Parizit i cili ka qenë në radarët e “Djallit” që kur luante për Empolin. Pasi përfundoi në periferi të projektit të Fiorentinës, lojtari i lindur në vitin 2000 mund të mbërrijë nën urdhrat e Fonsekës në huazim për gjashtë muaj me të drejtë blerjeje. Megjithatë, aktualisht, ende nuk do të kishte negociata mes dy klubeve.

FANTAZI – Për hapësirën e ardhshme të merkatos, “Djalli” synon të forcojë ekipin dhe një nga alternativat më pak kumbuese është ajo e Hugo Larson. 20-vjeçari luan për Frankfurtin që është i hapur për shitje, por pret një ofertë që mund të pasqyrojë vlerën e futbollistit suedez. Larson së fundmi pësoi një dëmtim në kofshë që mund të komplikojë transferimin e tij në ekipe të tjera, megjithatë Milani është gati të përdorë bashkëkombësin Ibrahimoviç për ta bindur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *