Kryesuesi i komitetit kyç të listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuesve, Driton Vela ka reaguar ndaj deputetës së LDK-së, Hykmete Bajrami lidhur debatet e saja televizive, ku temë diskutimi ka qenë pozita e tanishme e ish-drejtuesit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arijanit Jakupi, si dhe çështja e listës së barnave esenciale.
Vela ka bërë të ditur se, Arijanit Jakupi nuk është anëtar i Komitetit Kyç për revidimin e listës esenciale të barnave dhe nuk vendos për asnjë produkt të vetëm në listën esenciale, ashtu siç pretendon dhe akuzon deputetja Bajrami.
Sipas, Driton Velës, deputetja në fjalë në të gjithë karrierën e saj akademike e posedon vetëm një citim dhe sipas tij kjo dëshmon që Hykmete Bajrami ka gënjyer lidhur me punën e Arijanit Jakupit si dhe Komitetit Kyç për revidimin e listës esenciale të barnave.
“Le të na tregon Hykmete Bajrami dokumentin ku figuron Arianit Jakupi në cilësi të anëtarit të Komitetit Kyç, kjo është sfidë publike! Nuk lejoj që puna e 23 anëtarëve të nderuar të Komitetit Kyç të njolloset përmes gënjeshtrave të ulëta të politikanëve.”, ka thënë Vela.
“Hykmete Bajrami, profesoresha me vetëm 1 citim në tërë karrierën e saj, ngjashëm si disa deputetë të tjerë, paska gënjyer publikisht në emisionin e Ermal Panduri-t. Prej Ermalit, për të cilin kam respekt, pres më tepër, nuk është aspak profesionale që për këto tema të dëgjohen vetëm monologjet e përfaqësuesve të një partie politike pa i ftuar autoritetet kompetente.
==========================================================
Edhe njëherë, në cilësi të kryetarit të Komitetit Kyç, ju njoftoj se Arianit Jakupi nuk është anëtar i Komitetit Kyç për revidimin e listës esenciale të barnave dhe nuk vendos për asnjë produkt të vetëm në listën esenciale.
Kjo vërtetohet shumë lehtë sepse ekziston vendimi i nënshkruar nga ministri në vitin 2022 për përbërjen e Komitetit Kyç. Dmth premisa kryesore e teorisë konspirative e këtyre deputetëve është gënjeshtër. Si dëshmitare e procesit është vëzhguesja nga instituti GAP, e cila mund të ju njoftojë nëse ndonjëherë në takimet e Komitetit Kyç ka qenë prezent Arianit Jakupi.
Le të na tregon Hykmete Bajrami dokumentin ku figuron Arianit Jakupi në cilësi të anëtarit të Komitetit Kyç, kjo është sfidë publike! Nuk lejoj që puna e 23 anëtarëve të nderuar të Komitetit Kyç të njolloset përmes gënjeshtrave të ulëta të politikanëve.
-Në ndërkohë ja diçka për integritetin e 3 deputetëve të cilët kanë gënjyer publikisht për këtë çështje
Armend Zemaj, ish ministri i ushtrisë të këshilltarëve, i njohur për këtë statistikë infamoze: 73% e vdekjeve të tepërta gjatë pandemisë ndodhën gjatë periudhës sa ishte ministër (sipas OurËorldInData)
Hykmete Bajrami, profesoresha me H-indexin 1, me 1 të vetmin citim në tërë karrierën e saj. Ne kemi studentë (e lëre më staf akademik) me arritje më cilësore akademike. Vetëm kështu e arsyetoj injorancën totale të saj rreth asaj se si përpilohet lista esenciale e barnave.
Bekim Haxhiu, deputeti i cili disa herë dështoi të bëhet profesor në FM-UP, njëkohësisht i diskredituar nga mediat përmes doktoratës në universitetin fantom të paakredituar.”, ka thënë Vela në një postim në facebook.
ë