Në mediat angleze të mërkurën mbrëma është folur për një rast tjetër skandaloz të gjyqtarit David Coote.
Coote në videon e publikuar në rrjetet sociale është parë duke thithur “pluhur të bardhë” në hotelin ku po qëndronte, derisa ishte gjyqtar në Kampionatin Evropian që në verë u organizua në Gjermani.
Videoja është tetë sekonda e gjatë.
Nëse kjo video është e vërtetë, do të ketë pasoja të mëdha për gjyqtarin 42-vjeçar.
Coote u suspendua nga organi që mbikëqyr gjyqtarët në kampionatin anglez, pasi e kishte ofenduar klubin e Liverpoolit dhe trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.
Ai gjithashtu është suspenduar edhe nga UEFA për ndeshje evropiane.