January 10, 2025
Oliver-Guerot-jpg.webp.webp


Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Franca vazhdimisht i ka bërë thirrje Serbisë që autorët e sulmit në Banjskë t’i vë para drejtësisë.

Ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet e dala nga dialogu e se ky zbatim do të jetë “vendimtar për integrimin evropian” të shteteve.  

“Gjatë takimit me presidentin Vuçiq, presidenti francez vazhdimisht ia ka kujtuar se autorët e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin”, ka thënë ai në një intervistë për “Kosovo Online”.

Guerot shtuar se mirëpret vendimin e Qeverisë për lejimin e mallrave serbe përmes pikëkalimit në Merdar, por se ka thënë se duhet të hapen edhe të tjera.

“Situata në kufi nuk është tërësisht e kënaqshme, për shkak të kontrolleve të shtuara të sigurisë që shkaktojnë pritje të gjata në kufi. Duhet të hapen më shumë vendkalime dhe të gjitha pengesat duhet të hiqen ose zbuten, në përputhje me obligimet e Kosovës në CEFTA”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *