January 10, 2025
680675-qolBiOlbFM.webp.webp


Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka mirëpritur në takim Zëvendës shefen e misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim Bislimi ka shprehur mirënjohjen për partneritetin dhe aleancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Përgjatë bashkëbisedimit, ai trajtoi angazhimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe avancimin përpara në këtë rrugëtim”, thuhet në njoftim.

“Më tej, u diskutua dhe rreth situatës së sigurisë, procesin e dialogut, bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit, në kuadër të të cilave zëvendëskryeministri Bislimi nënvizoi konstruktivitetin e Republikës së Kosovës në secilin proces”, theksohet tutje në komunikatën e ZKM-së.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *