September 9, 2025
fdgg1.jpg


Postuar: Nëntor 14, 2024 | 14:05

Superliga e basketbollit për meshkuj do të zhvillojë të premten dhe të shtunën ndeshjet e javës së gjashtë të kampionatit.fdggSfida hapëse do të jetë nesër, me Besëlidhjen kryesuese që pret Apoloninë në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa një orë më vonë në Bathore do të luhet takimi Kamza-Tirana.

Java do të kompletohet të shtunën me ndeshjen Teuta-Vllaznia në orën 19:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Më mbylljen e këtyre takimeve do të nisë edhe grumbullimi i Kombëtares për ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues për Kupën e Botës 2027, atë ndaj Austrisë, takim që do të luhet më datë 21 nëntor në orën 19:30 në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë.

Kuqezinjtë e Erkand Karajit u mundën në ndeshjen e parë nga Armenia me rezultatin 84-79. Skuadra do të grumbullohet në datë 17 nëntor në Durrës, ndërsa takimi Shqipëri-Austri do të arbitrohet gjyqtari spanjoll Arnau Padros Feliu, me asistentët Valerio Grigoni nga Italia dhe Ioannis Agrafiotis nga Greqia.

50

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *