June 29, 2025
CA-573x600

Marrëdhënia mes Wanda Naras dhe Mauro Icardit ka qëndruar gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut, me rëniet dhe ngritjet e saj.

E së fundmi, sulmuesi argjentinas po e përjeton një goditje të dyfishtë, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti i Galatasarayt e la fushën e blertë me lot në sy në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Tottenhamit.

Pas ekzaminimeve u konfirmoi më e keqja – ish-futbollisti i Sampdorias, Interit e Paris Saint-Germainit i ka çarë ACL-në dhe meniskun, duke e mbyllur kështu sezonin para kohe.

“Ajo që po e bën ti është e kotë. Në fund të fundit, kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe unë mund ta bëj të njëjtën gjë, por përse? Qëllimi im i vetëm është ta jetoj jetën në paqe, duke e shijuar atë me familjen time, me fëmijët e mi, me gjithçka që kemi ndërtuar. Vlerësoje veten, na vlerëso ne, dhe hajde le të jemi të lumtur! Unë i dua krejt këto me gruan e jetës sime, të cilën e dua më shumë se gjithçka tjetër. Ti je dobësia ime, je forca ime, princesha ime e bukur, së cilës i kam premtuar se do të përkujdesem për të përgjithmonë”, shkroi Icardi.

E Wanda iu përgjigj me një notë të shkurtër simpatie pas lëndimit të tij, shkruan “Gazeta Express”.

“Më vjen shumë keq për atë që të ka ndodhur. Uroj të shërohesh sa më mirë, nëse ke nevojë për diçka, unë jam këtu”, shkroi ajo.

Influencerja argjentinase ishte ndarë nga ish-bashkëshorti i saj, Maxi Lopez, po ashtu futbollist, për ta nisur një lidhje me Icardin në atë kohë. /GazetaExpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *