Tetë ditë para Ditës së Alfabetit dhe vetëm një ditë para hapjes së aktiviteteve kulturore të programit të 22 Nëntorit, Ministria e Kulturës ka shkarkuar drejtorin e Muzeut të Manastirit, Zait Aliu.
Lajmin për shkarkimin e tij e ka dhënë vet Aliu, ndërsa ka falënderuar për bashkëpunim stafitën e Muzeut të Alfabetit të Gjuhës shqipe – Manastir për kontributin, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e dhënë gjatë periudhës kur Aliu ishte drejtor.
Postimi i plotë i ish-drejtorit Aliu:
Të nderuar miq;
Ju njoftoj që sot mora vendimin nga Ministria e Kulturës për shkarkim nga detyra Drejtor i IN “Muzeu i Alfabetit të gjuhës Shqipe – Manastir.
Edhe pse IN Nacional Muzeu i Alfabetit të gjuhës shqipe – Manastir është një ditë përpara hapjes së aktiviteteve kulturore të programit të 22 Nëntorit dhe festës së 116-vjetorit nga Kongresi i Manasirit, ju njoftoj që nga sot nuk ushtroj detyrën Drejtor i këtij institucioni.
Në mandatin 4 vjeçar jam krenar që isha në krye të këtij institucioni dhe dinjitoz për aritjet e mia në këtë institucion. Faleminderit të gjithë ju që pata mundësi t’ju njoftoj për këto 4 vite e kaluara, shpresoj se së bashku avancuam dhe promovuam këtë tempull të shenjtë, por njëherësh jam edhe mirënjohës për të gjithë ju që kuntribuat në çdo aspekt për ngritjen e gjuhës dhe fjalës së shkruar shqipe.
Faleminderit stafit të veprimtarisë muzeale pranë Ministrisë e Kulturës, faleminderit stafit të IN Muzeu i Alfabetit të Gjuhës shqipe – Manastir për kontributin, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e dhënë gjatë kësaj periudhe.
(koha.mk)