January 10, 2025
krasniqi-sp1704994567.webp.webp


Futbollisti i Zurichut, Bledian Krasniqi, nuk do të luajë në të ardhmen për Zvicrën, por për Kosovën. Ai ka vendosur të paraqitet për Kosovën në të ardhmen, shkruan “Blick” të mërkurën. 

Gazeta e madhe zvicerane ka raportuar se Krasniqi tashmë ka aplikuar për pasaportë të Kosovës.

“Lojtari i radhës i Superligës së Zvicrës zgjedh Kosovën. Ai është një futbollist i rëndësishëm i Zurichut. Futbollisti i lindur në Zvicër me prindër nga Kosova, nuk ka luajtur asnjë ndeshje për seniorët e Zvicrës. Nuk do ta ketë më rastin, pasi ai do të luajë për Kosovën në të ardhmen”, shkruan “Blick”.

Sipas informacioneve të gazetës zvicerane, lojtari 23-vjeçar i Zurichut ka vendosur pas shqyrtimit të kujdesshëm që në të ardhmen ta veshë fanellën e Kosovës.  Muajin e kaluar Amir Shaipi debutoi për Kosovën, pasi luajti për gjitha grumoshat e Zvicrës. Edhe Krasniqi ka luajtur për të gjitha grupmoshat e “helvetikëve”. Nga viti i ardhshëm, do të paraqitet për Kosovën



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *