January 10, 2025
d7a5ec56-4ada-4f31-b61f-6a37c84a4b9e.webp.webp


Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Vushtrrisë, Armend Dallku. 

Në arsyetimin e KG të FFK-së thuhet se, Dallku pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Vushtrria – Prishtina e Re, ka kapur për fyti njërin prej dy gjyqtarëve anësor. 

Për më tepër, Dallku, sipas KG-së, i është vërsulur edhe gjyqtarit kryesor, për çka edhe u përjashtua nga loja e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu”. Ndeshja derbi e Grupit B të Ligës së Parë përfundoi baras, 1:1.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *