June 29, 2025
1b055b44-f557-44df-9b99-bbee3787432f.webp.webp


Danezi Morten Krogh do ta drejtojë ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës që zhvillohet të premten nga ora 20:45 në Bukuresht.

Ndeshja është vendimtare për vendin e parë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Arbitri Krogh do të asistohet nga Victor Skytte e Steffen Bramsen, që po ashtu janë nga Danimarka.

Në shtator Krogh drejtoi ndeshjen mes Anglisë dhe Finlandës. Ka drejtuar disa ndeshje në Ligën e Evropës e po ashtu në Ligën e Kampionëve.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *