
Të martën në fshatin Debresh të Gostivarit, afër rrugës për në fshatin Zdunjë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Gostivar në bazë të urdhrit qendror për kryerjen e veprave penale “vjedhje dhe vjedhje të rënda” në zonën e Gostivarit dhe Komunës së Vrapçishtit, si dhe kryerje të veprës penale “privimit i kundërligjshëm nga liria”, e kanë privuar nga liria personin S.S. (36) fshati Debresh.
Gjatë privimit nga liria, S.S. ka tentuar të ikë dhe është hedhur nga një mur prej betoni, në të cilin ka pësuar lëndim të rëndë trupor, të konstatuar në Qendrën Urgjente Gostivar. Pas dhënies së ndihmës mjekësore, i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor për procedim të mëtejshëm. (koha.mk)