January 10, 2025
MixCollage-12-Nov-2024-04-17-PM-8960.jpg


Postuar: Nëntor 12, 2024 | 16:18

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka ftuar 5 futbollistë për t’u bërë pjesë e stërvitjes së tij sot, meqenëse nuk ka ende grupin e plotë të futbollistëve të grumbulluar në dispozicion.

MixCollage-12-Nov-2024-04-17-PM-8960

Qendërmbrojtësit Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami i bashkohen vetëm sot në darkë grupit, ndaj nuk kanë qenë të pranishëm në stërviten e pasdites të organizuar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Ndaj për të zhvilluar stërvitjen me numra të plotë, Silvinjo ka ftuar 5 futbollistë nga kampionati shqiptar. Dy prej tyre janë emra të njohur të Superiores: Marcelino Preka i Partizanit dhe Artan Jazxhi i Teutës të cilët iu bashkuan kuqezinjve sot pasdite. Përkrah tyre ishin edhe Segersio Geci i Vorës, Andri Stafa i Besës dhe Kesli Shani i Erzenit të cilët ishin ftuar për t’u stërvitur me kuqezinjtë para sfidave të Ligës së Kombeve.

PAMJE NGA STËRVITJA (VIDEO)

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *