January 10, 2025
PARTIZANI-TRAJNERI.jpg


Postuar: Nëntor 12, 2024 | 16:28

Me nisjen e grumbullimeve të kombëtareve, te Partizani kanë nisur pushimet, që pritet të zgjasin deri të mërkurën, kur skuadra do të kthehet në stërvitje.

trajneri i PARTIZANIT

Burime pranë klubit bëjnë me dije se Shqipërinë e ka lënë edhe trajneri Veselinoviç, i cili ka udhëtuar drejt Serbisë për tu çmallur me familjen dhe pritet të kthehet këto ditë. Sakaq, siç dihet, tre lojtarë janë të thirrur me kombëtaret dhe nuk pritet të jenë pjesë e seancave stërvitore para ndeshjes me Laçin. Bëhet fjalë për Hadrojn, pjesë e ekipit kuqezi, Koten nën urdhrat e Bushit dhe Bintsukën, pjesë e Kongos.

Dy mesfushorët, Ismaili dhe Mehmeti, kanë probleme fizike dhe do të shfrytëzojnë këtë ndalesë për t’u rikuperuar plotësisht deri në ndeshjen e radhës. Pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë të gatshëm dhe gëzojnë formë optimale fizike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *