September 17, 2025
Berat-Gjimshiti-jpg.webp.webp


Kapiteni i Përfaqësueses së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka pësuar lëndim në fitoren e Atalantas të dielën ndaj Udineses. Në kuadër të javës së 12-të të Serie A, Atalanta e mposhti Udinesen në shtëpi 2:1. 

Gjimshiti u detyrua të zëvendësohej në minutën e 25-të për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës së djathtë. Ai mund t’i humbë ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve me Shqipërinë. 

Hassane Kamara në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë i kaloi në epërsi mysafirët. 

Vendësit i barazuan shifrat në minutën e 56-të me golin e Mario Pasaliqit. 

Isaak Toure realizoi autogol në minutën e 60-të për rezultatin përfundimtar 2:1. 

Atalanta ka 25 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. Udinese ka 16 pikë dhe është në mesin e tabelës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *