Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.
Ku ne krye te listes kryeson Vilson Bala shefi i operacionales me 91 pike ndersa ne vendin e fundit sipas vlersimit qendron Izet Hysa me 32.32 pike.
Ne garen per drejtues qarqesh u futen 43 kandidate ku 2 dite para intervistave u eleminua Edvin Ndreu shefi I komisariatit nr6 nen pretekstin qe nuk ishte I kualifikuar mjaftueshem. Ndersa kandidatet Ardian Cipa, Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës dhe jane skualifikuar.
Ne njoftimin zyrtar te publikuar nga policia konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit.
Drejtori I Pergjithshem I policise Ilir Proda brenda javes se ardhshme do te percaktoje secilin kandidat ne qarkun perkates. Proda ne dore per te emeruar ka 15 kandidate per 12 qarqe, pasi ne baze te vlersimit drejtorit te Pergjithshem I prezantohen kandidate me mbi 70 pike. Vendin e fundit ne liste e ze drejtori I Qarkut te Durresit Skender Hitaj me 71 pike ndersa vendin e 14 ne liste e ze drejtori aktuar i policise vendore te Tiranes Tonin Vocaj.
Duke pasur parasysh eksperiencen e disa kandidateve ne liste si Vocaj dhe Hita kundrejt te tjerve qe nuk kane aq vite ne policise a do te jete nje zgjedhje e veshtire Proden?
Skender Hitaj drejtori aktual I policise se Durresit ne garen per drejtor te Pergjithshem te policise se Shtetit shihej si nje nder kandidadatet me me shume potencial dhe tani rrezikon edhe postin e drejtorit te Qarkut. Perballe kesaj situate eshte nje pikepyetje cili nga vlersimet nuk ishte I drejte, ky qe u shpalosen piket apo gara qe cdo gje u mbajt sekret.