June 29, 2025
WhatsApp-Image-2024-04-22-at-11.50.49.jpeg


Postuar: Nëntor 9, 2024 | 8:58

“I eklipsuar” disi nga derbi “i parë” i kryeqytetit, ai mes Tiranës dhe Partizanit, por edhe për shkak të tranzicioneve që kanë kaluar Dinamo dhe Partizani gjatë viteve, përballja mes këtyre të fundit ka humbur jo pak nga tradita e dikurshme e dy klubeve legjendare.

Partizani-Dinamo

Dinamo, e kthyer në elitë pas shumë vitesh, duket se më në fund ka krijuar ekipin e duhur për t’iu përgjigjur fort rivalit të kuq në fushë. Dinamo dhe Partizani vijnë në derbin e sotëm me stofin e pretendentit për titullin kampion.

Kanë vetëm një pikë diferencë në tabelë, ndërsa trajnerët Ilir Daja dhe Aleksandar Veselinoviç nuk kanë humbur asnjë ndeshje me skuadrat respektive. Fakte që pritet të rikthejnë emocionet e sfidave mes këtyre dy skuadrave të mëdha të futbollit shqiptar.

E vetmja gjë që prish pak punë është se derbi do të zhvillohet në Elbasan dhe jo në kryeqytet. Megjithatë, nuk i pengon aspak Dinamon dhe Partizanin që të ringjallin derbin si më parë. Dhe këtë sezon mund të rezultojë derbi titulli. Diçka më shumë do të na tregojë 90-minutëshi i sotëm, ku blutë dhe të kuqtë do të përpiqen të tregojnë gjithë potencialin e tyre para ndërprerjes së kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *