
Postuar: Nëntor 9, 2024 | 9:21
Egnatia ka pasur vazhdimisht mungesa deri tani në kampionat, ndërsa në ndeshjen e sotme vjen me një grup më të plotë.
Nuk ka lojtarë të skualifikuar, siç ka ndodhur javët e fundit, por ka vetëm një mungesë për shkak dëmtimi. Sulmuesi Redi Kasa, i dëmtuar në ndeshjen me Laçin, nuk është i gatshëm për sfidën me Vllazninë, siç ka pohuar vetë trajneri Tetova në konferencë shtypi.
Pjesa tjetër e lojtarëve janë në dispozicion të tij dhe kështu durrsaku ka mundësi të zgjedhë. Mbetet të shihet se çfarë zgjidhje do të bëjë ai këtë herë për sulmin, që ka hasur vështirësi për të shkuar te goli. Kundër Tiranës titullar ishte Bakajoko.PANORAMASPORT.AL
