June 29, 2025
svavasasvasvsva-jpg.webp.webp


 Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga tubimi me mërgatën në Oslo të Norvegjisë që u mbajtë mbrëmë, ku ishte e pranishme edhe Kryediplomatja Donika Gërvalla. Kurti dhe Gërvalla i kanë shpeshtuar tubimet me diasporën, tash kur kanë mbetur pak javë para zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë, duke përdorur kështu ambasadat e konsullatat për fushatë.

Kurti ka thënë se mërgata ka qenë gjithmonë ura që e lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë, duke shtuar se po kujdesen që të jenë ura që i shton lidhjet e mërgatës me Kosovën.

“E ne po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë. Sinergji, që e forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja, kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit. Bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla ishim të nderuar nga mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Oslo të Norvegjisë”, ka shkruar Kurti.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *