May 10, 2025
465795937_1100868358064369_3804762210437884403_n-jpg.webp.webp


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Budapest, tha se në takim me kryeministrin Luc Frieden ka theksuar nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Osmani në një postim në Facebook, ka deklaruar se Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t`i forcuar marrëdhëniet dhe për t`i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit.

“Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t`i forcuar marrëdhëniet dhe për t`i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit. Në takim me kryeministrin Luc Frieden, theksova nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE, bazuar në merita”, shkruan Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në samitin e Budapestit ka takuar liderë të vendeve të ndryshme.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *