January 9, 2025
FB_IMG_1731162163984.jpg


Kryeministri Mickoski ka komentuar deklaratën e Eurokomisares Marta Kos, e cila deklaroi prerazi se Maqedonia e Veriut fillimisht duhet t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese për të nis negociatat me BE-në. Sipas Mickoskit, deklarata e Eurokomisares Kos, ka qenë e ndikuar nga eurodeputetët bullgar në Parlamentin Evropian. Mickoski shprehet optimist se do të hapet rruga e Maqedonisë drejt BE-së.

“E kuptoj Eurokomisaren në deklaratat e saj. Ajo duhet t`i kalojë ‘hiret’ ku duhej të votonin edhe eurodeputetët e fqiut tonë lindor dhe kjo ëhstë në suaza të këtij dimensioni. Mendoj se përmes kësaj optike ajo i sheh këto mesazhe, edhe unë i shoh përmes kësaj optike. Jam i bindur se në periudhën që vjen, përmes bisedimeve të përbashkëta, përfundimisht, pas 25 viteve, do të hapet rruga e Maqedonisë drejt anëtarësimit fuqiplotë në BE dhe do të vlerësohet në bazë të të arriturave dhe kompetencave, e jo për shkak të çështjeve dypalëshe. Jam i bindur se do të kemi sukses”, deklaroi Mickoski. 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *