September 14, 2025
1731175098_maxresdefault.jpg


Një 67-vjeçar nga Shkupi është ndaluar nga policia pasi i njëjti ka vozitur në drejtim të kundërt në autostradën Tetovë-Shkup. Nga MPB thonë se shoferi nga Shkupi po drejtonte një veturë të tipit “Mercedes”.

“Me datë 08.11.2024, në ora 19:25, zyrtarë policorë nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë kanë ndaluar V.T. (67) nga Shkupi, pas kallëzimit të mëparshëm se me veturën e tij të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, në autostradën Tetovë-Shkup, ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt, nga pika pagesore në Tetovë deri në pikën pagesore në Zhelinës, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm në komunikacion”, thonë nga MPB.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *