January 9, 2025
462585185_1756370655130121_8671540736708590510_n-1536x864-1-jpg.webp.webp


 Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Pejë.

Kreytari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se qytetarët e Kosovës, sa herë që kanë nevojë për ndryshim e zhvillim, zgjedhin LDK-në.

“Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë. Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se LDK si lëvizja më e madhe historike shqiptare, e ka për obligim që të zgjasë dorën e përbashkimit.

“Ky Turne i Ndryshimit, është jo vetëm manifestim i fuqisë sonë elektorale, por ështëthirrje e afrimit e përbashkimit me secilin qytetarë të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai tha se njerëzit e Kosovës, janë lodhur duke i pritur mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë dhe janë shterur nga shpresa e udhëheqësve që propagandojnë por s’japin asnjë rezultat.

Abdixhiku tha se kësaj lodhjeje të tyre, LDK i përgjigjet me thirrjen për ndryshim.

“Thirrje për ndryshim të madh politik në vend! Thirrje për Rrugën e Re! Bëhu Ndryshimi  – është ftesë, është thirrje, është kushtrim, për secilin në Kosovë”, tha Abdixhiku.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *