Zarf i zi në BBVK pas shumë situatave,për cilin banor do të marrë masa “Vëllai i Madh”?

November 8, 2024 • arsoadmin


Dinamikat e debatet nuk mbarojnë kurrë në BBVK, e bashkë me to edhe rastet që duhet të ndëshkohen sa vijnë e shtohen.

Lidhur me këtë, një zarf i zi ka mbërritur së fundmi në shtëpi, teksa banorët qëndronin në oborr, i cili do të hapet spektaklin e mbrëmjes së nesërme.

Për cilin nga banorët pritet të jetë ky zarf? Nuk dihet me siguri, pasi disa situata njëra pas tjetrës duket të jenë të dënueshme.

Së pari, kërcënimi i Besfortit kundrejt Rezartit, një deklaratë kjo mjaft shqetësuese teksa aktori i drejtohej kolegut duke i thënë se ka probleme mendore e nëse vazhdon ta provokojë mund të dalë prej vetes e të bëjë diçka që do të përfundojë në lajme.

Së dyti, Rezarti ka gjuajtur në të pasme Xhenetën gjatë zhvillimit të lojës së “Vëllait të Madh”. Xheneta e kishte trupin e lyer me mjaltë ndërsa banorët kanë ngjitur në trupin e saj mendime për të (lojë kjo e zhvilluar për secilin banor). Gjatë këtij momenti, Rezarti e ka gjuajtur me shuplakë banoren e cila ishte e veshur me bikini, në të pasme. Më pas Rezarti është penduar e i ka kërkuar falje Xhenetës, duke i thënë se e ka si motër.

Së treti, gjatë një momenti në oborr teksa Rovena Stefa po këndonte, Xheneta i ka shkuar pranë dhe e ka lagur me birrë, edhe ky një veprim i dënueshëm e kundër rregullave.



Source link