January 1, 2025
er-1024x683-1-jpg.webp.webp


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Letonisë, Evika Silina.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka shkruar se Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës, duke përkrahur jo vetëm shtetndërtimin, por edhe përpjekjet e vendit për integrimin euroatlantik.

Teksa ka shtuar se kanë diskutuar edhe për përkushtimin e Kosovës për të avancuar drejtë rrugës evropiane.

“Me kryeministren Evika Siliņa, biseduam për përkushtimin tonë të palëkundur për të avancuar në rrugën tonë evropiane, me theks të veçantë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, heqjen e masave ndaj Kosovës, si dhe për ecjen përpara me statusin e kandidatit për vendin tonë”, shkruan Osmani.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *